Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë 5 mijë vende të lira pune në platformën kombëtare të punësimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se qytetarët mund të njihen në websiten e Platformës Kombëtare të Punësimit me vendet e lira të punës.

Sipas tij, qytetarët mund të regjistrohen në kurs formimi profesional, si edhe si punëdhënës.

“5000 VENDE PUNE në Platformën Kombëtare të Punësimit

www.puna.gov.al

Njihu me vendet e lira të punës çdo muaj dhe apliko

www.puna.gov.al

Regjistrohu në kurs formimi profesional

www.puna.gov.al

Regjistrohu si punëdhënës dhe publiko vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

www.puna.gov.al

KrenarpërShqipërinë
VetëmPërpara
SHQIPËRIA2030
”, shkruan Rama.