Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë më 17 qershor, në Toskanë-Itali.
Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.
Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma.
Ditën e sotme Arbana ka postuar në Instagram disa foto të reja nga dasma nga momenti i kurorëzimit të dashurisë së tyre në altar.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/08/Collage-Maker-20-Aug-2023-05-13-PM-2468-Copy.jpg)
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/08/987-2-1.jpg)
Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore. E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se nëse thashethemet se fustani i nusërisë kushtonte 50 mijë euro, Armandi tha se fustani që Arbana veshi në dasmën e saj ishte dhuratë nga ai dhe bashkëshortja e tij Marcela, pasi ishte gjëja më e mirë që ata mund ti jepnin. Ai nuk tregoi se sa ky fustan ka kushtuar, por tha se do mbetet një kujtim i bukur.