Vajza e Arbana Osmanit e Eduart Grishajt feston sot një vjetorin e lindjes por njëkohësisht edhe pagëzimin.

Pas një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, moderatorja vendosi të ndajë disa foto të së bijës, gjatë momenteve në kishë.

Krahas fotove, Arbana shkruan dhe disa fjalë zemre për vajzën e saj.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.