Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët.

Një ndër pyetjet e gazetarëve drejtuar Ramës dhe Von Der Leynen, ishte edhe arrestimi i ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Kreu i qeverisë nuk dha asnjë koment në lidhje me ngjarjen, por u shpreh se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë dhe për këtë duhet të flasë drejtësia.

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.

Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”, ishte përgjigja e Ramës.