Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Është vënë në pranga shtetasi B.D., 31 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

U ndalua shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Ndërsa shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabis si dhe një tabelë për ndalim qarkullimi, e cila përdoret nga policia.

Gjitashtu policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. E., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin B. D., 31 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

Gjithashtu u ndalua shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa si dhe një tabelë për ndalim qarkullimi, e cila përdoret nga Policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. E., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.