Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët kanë shkaktuar aksidente.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka goditur motoçikletën me drejtues shtetasin I. V., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

A. N., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.