Arrestohen tre shtetas ukrainas në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç, të tre banues në Ukrainë.

Nuk dihen ende arsyet se përse i kanë vjedhur targat dhe për çfarë do t’i përdornin ato.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.