Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet intensive në terren me qëllim parandalimin e shkeljeve që janë rrezik për jetën e këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Së fundmi policia ka ndaluar shtetasin me iniciale E.L 28 vjeç. I riu kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe ecte në kah të kundërt. Për të shpëtaur nga ndëshkimi i riu i ka ofruar punonjesit të policise 1 kartemonedha te prerjes 10 Euro.

Për këtë 28-vjeçari është arrestuar dhe zkuzohet per vepren penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Gjate kontrolleve parandaluese ne rrugen “Faik Konica”efektivet e Komisariatit Policise Rrugore Tirane, kane ndaluar automjetin me targe AB 189 FZ ku drejtuesi i automjetit eshte konstatuar duke qarkulluar ne sens te kundert me ate te lejuar.

Gjate kryerjes se veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale E.L 28 vjec me qellim shmangien e ndeshkimit për shkeljen e kryer i ka ofruar punonjesit të policise 1 kartemonedha te prerjes 10 Euro.

Ne keto kushte, u kryen veprimet administrative si dhe u be kapja ne flagrance e drejtuesit te automjetit si i dyshuar per vepren penale te “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 i Kodit Penal.