Një vajzë e moshës 29-vjeçare, me iniciale A. T., ka tentuar ditën e sotme të vjedhë një automjet në lagjen nr. 3 Durrës.

Policia ka njoftuar që vajza, me vendbanim në Fier është kapur në fragrancë dhe është çuar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. T., 29 vjeçe, banuese në Qerven, Fier, pasi është kapur duke tentuar të vjedhë një motomjet, në lagjen nr. 3, Durrës.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.