Përndoqi për 7 muaj një grua në Durrës, arrestohet 44-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin B. Ç., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 16.

Sipas njoftimit të bluve, mësohet se një shtetase 40 vjeçe ka kallëzuar se shtetasi B. Ç. e ka përndjekur për një periudhë 7-mujore.

Gjithashtu ai si dhe se ky shtetas e ka fyer dhe kanosur me fjalë. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.