Arrestohet një 18-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Mësohet se adoleshenti kërkohej për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.