Megjithëse pa patentë, kishte marrë një mjet tip Benz për të bërë një xhiro nga një prej akseve rrugore më të frekuentuara në Durrës, në rrugën “Taulantia”.

Por shëtitja i ka kushtuar shtrenjtë, pasi është arrestuar nga policia një ditë më parë, ndërsa ka aksidentuar edhe dy mjete.

Sipas policisë, 20-vjeçari K.M., banues në Durrës, me mjetin tip Benz ka përplasur 2 mjete të tjera, njëri tip Mitsubish fuoristradë me pronar shtetasin D. Sh. dhe tjetri tip Audi, me pronar shtetasin K. S.

Si pasojë e përplasjes dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.