Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kap me 32 kg marijuanë.

Mësohet se 38-vjeç është kapur në Polikastro, Kilkis. Ai ishte furnizuar me drogë në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Në furgonin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 30 pako qe përmbanin 32 kg 860 gram marijuanë. Gjithashtu nga policia iu sekuestruan 700 euro dhe 2 celularë.