Mjeku” i ekipit të futbollit ‘Vllaznia’ është vënë në pranga këtë mbrëmje në stadium. Mësohet se 31-vjeçarit i janë gjetur në çantë gjatë kontrollit, dhjetëra fishekzjarre. Bëhet me dije se policia i ka bllokuar fishekzjarret dhe ka shoqëruar të arrestuarin me inicialet B.F.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.