Një lëvizje e bujshme e orëve të fundit shkund merkaton në Angli ku zv/kapiteni i Chelseat ndryshon skuadër por jo qytet.

Bëhet fjalë për italo-brazilianin Jorginho që në mënyrë surprizë dhe vetëm për 12 milionë pound zhvendoset nga blutë për te Arsenali që forcon ndjeshëm mesfushën në mesin e një sezoni që deri në këtë pikë mund të konsiderohet shumë i suksessshëm.

Trajneri Michel Arteta këmbënguli për ta transferuar në “Fly Emirates” regjisorin e Kombëtares Italiane dhe e ka tashmë kontratën e tij të firmosur. 18 muaj, deri në fund të sezonit 2023-2024, mesfushori 31-vjeçar që ishte përfolur për një transferim të mudnshëm te Barcelona, tashmë ka një skuadër të re.