Në futboll, arsyeja kryesore që një lojtar ndryshon ambient lidhet shpeshherë me ambicien për të shkuar në një klub më të madh dhe për të fituar trofe të rëndësishëm. Por, rasti aktual është krejtësisht i ndryshëm dhe i veçantë në llojin e tij duke qenë se Lyon dhe Marcelo ndan rrugët pasi mbrojtësi kishte një ves të keq.

Braziliani lëshonte gazra në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me shokët e skuadrës bënte shaka me diçka të tillë. Por, ky gjest nuk i pëlqente aspak drejtorit dhe legjendës së Lyon, Juninho. Ky i fundit, së bashku me trajnerin Peter Bosz morën vendimin për të përjashtuar Marcelon nga skuadra në muajin qershor ndërsa në janar klubi dhe lojtari zgjidhën përfundimisht edhe detyrimet kontraktuale.

Pas avanturës me Lyon, Marcelo kaloi te Bordeaux ku synon të ndihmojë skuadrën të mbijetojë dhe të luajë sërish në elitë sezonin e ardhshëm, ndërsa mesa duket te klubi i ri nuk shqetësohen edhe aq shumë për vesin e 34-vjeçarit.