Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Mjeshtri i Madh i humorit, mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të vendit tonë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.