Artistët e rrugës mbushin shëtitoren “Taulantia”
3gusht 2015 – Të shesësh artin tënd në rrugë nuk quhet më turp. Shëtitorja “Taulantia” bashkë me lodrat gjigande të “Luna Park”-ut ka lënë pak vend edhe për artistët e rrugës, që këtë verë janë më të shumë në numër dhe në profesione.
Piktorëve që vizatojnë portretet e kalimtarëve kundrejt pagesës u janë shtuar edhe muzikantët e rinj, të cilët interpretojnë melodi gjithfarësh; apo piktorët me spray që punojnë me metoda tepër të sofistikuara megjithëse ulen shesh në tokë.
Sidoqoftë, tashmë askujt nuk i vjen zor të vendosë para këmbëve kutinë ku kalimtarët që shijojnë artin e rrugës të lenë bakshishet e merituara.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dhunuan të miturën në Fier, flet nëna e një prej vajzave të përfshira
I dënuar me 13 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë Bekim Nikolli
Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen
Shisnin drogë në plazhe dhe lokale, arrestohen 5 persona





