Një shtetas është shpallur në kërkim nën akuzën e kultivimit të narkotikëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zgërdhesh, Njësia Administrative Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kodra e Sallakut”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 45 bimë narkotike të dyshuara të  llojit Canabis Sativa.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.S. 23 vjeç, banues në Krujë,  i dyshuar si kultivues.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi Krujë, në vendin e quajtur Mali Brret u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 65 bimë narkotike  të dyshuara të llojit Canabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.