Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, është shprehur se askush nga shkolla nuk i ka kontaktuar apo tu shkojë në banesë edhe pse kanë kaluar tashmë muaj nga tragjedia. Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani shpjegon edhe arsyen pas ngritjes së një muzeu në shtëpi, në përpjekje për të pasur çdo ditë gjallë kujtimin e djalit të tyre që nuk është më. Ajo gjithashtu dyshon se shkak i tragjedisë mundë të jetë xhelozia apo konfliktet e moshës ose ndonjë mburrje për të treguar se autori ishte më i fortë.
“Përderisa çështja kaloi në këtë tragjedi, dyshoj se xhelozia apo konfliktet e moshës, ndonjë mburrje për të treguar se autori ishte më i fortë, çuan deri në këtë pjesë. Martini i kishte gjithë të mirat dhe kishte dëshirë që është që kishte ta shprehte edhe me të tjerë. Besoj se kjo ka çuar në konfliktin mes tyre.
Shkolla nuk ka reaguar dhe jemi shumë të tronditur edhe për këtë pjesë sepse Martini ishte që nga klasa e parë deri në klasën e 9 nxënës i asaj shkolle. Nuk ka ardhur askush. Idea ishte e bashkëshortit sepse unë nuk perceptoja dot më shumë. E biseduam dhe vendosëm që ta bëjmë. Kjo është mënyra jonë që të mbajmë pranë Martinin me kujtimet e tij, edhe për vëllanë e tij Henrit. Jeta është një sprovë shumë e madhe”, tha Florina Cani.