Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti bën sot, 19 shkurt, 31 vjeç. Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.

Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.