Zbardhen detaje të reja nga atentati që iu bë avokatit Andrea Zotaj, mbrëmjen e djeshme, ku fatmirësisht bashkë me nipin u shpëtoi plumbave.

Ngjarja ndodhi në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj. Për ngjarjen u arrestua Fatos Lamaj, 36-vjeç nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj.

Në dëshminë e dhënë në polici, avokati deklaroi se Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar.

Avokati Zotaj, është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Dyshimet lidhen për një konflikt që ka nisur për çështje pronash ku avokati ishte në pronës.

Autori i dyshuar ishte ndaluar nga policia pak ditë më parë, pas një sherri që kishte degjeneruar me leva dhe sende të forta dhe më pas ishte lënë i lirë.