Ish-deputeti Halit Valteri është paraqitur sot në SPAK si dëshmitar në procesin gjyqësor lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Në të njëjtën kohë, edhe vetë Arjan Ndoja do të jetë prezent në seancë, ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.
Si ndodhi atentati ndaj Arjan Ndojës?
Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi) i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.