Një person ka vdekur si pasojë e reshjeve intensive të shiut që shkaktoi përmbytje në verilindje të Australisë.

Përmbytjet kanë goditur pjesë të mëdha të bregdetit të Queensland-it të Veriut që nga e premtja, si dhe janë prekur më së shumti qytetet Ingham dhe Townsville. Banorëve në periferitë dhe qytetet e ulëta bregdetare u është kërkuar të evakuohen menjëherë.

Kryeministri i Queensland, David Crisafulli konfirmoi se një person kishte vdekur në përmbytjet në Ingham të dielën.

Viktima, e cila është grua u mbyt pasi një varkë shpëtimi me të cilën po udhëtonte u përmbys pasi u përplas me një pemë mëngjesin e sotëm. Koordinatori Shtetëror i Fatkeqësive Shane Chelepy tha se gruaja ishte një nga gjashtë personat në varkë, ndërsa pesë të tjerët u shpëtuan.

Kryeministri Anthony Albanese në një postim ën rrjetin social X, shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

Grupi Lokal i Menaxhimit të Fatkeqësive në Townsville në një deklaratë për media tha se “Saia er ujit po rritet dhe do të ketë përmbytje të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën”, më tej i bën thirrje banorëve “Nëse nuk largoheni mund të bëhet shumë e rrezikshme që shërbimet e urgjencës t’ju shpëtojnë”.

Departamenti i Mjedisit, Shkencës dhe Inovacionit në Queensland ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm ndaj krokodilëve që mund të fshihen në ujërat e përmbytjeve, sipas Nine News .

“Gjatë përmbytjeve, krokodilët mund të shfaqen në vende që nuk janë parë më parë, ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të qetë”, tha departamenti në një deklaratë.

Townsville, një qytet me rreth 200,000 banorë, u godit nga përmbytjet shkatërruese në vitin 2019 , të cilat u etiketuan nga kryeministri i atëhershëm i shtetit si një “ngjarje një në 100-vjeçare”.