Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Plug.
Raportohet se shtetasi me iniciale F. R, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip Benz, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I vetëm në makinë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe përfundimin 400 metra brenda tokave bujqësore.
Ndërkohë policia po vijon hetimet.