GREQI – Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, në një intervistë për të përdtishmen “Ralneës”, ka folur për prioritetet e Greqisë për vitin 2013.
Ministri grek ka bërë të ditur se qeveria po vepron për përmbushjen e zotimeve dhe planeve strategjike të parashikuara në axhendën e saj.
“Të jeni të sigurt se qeveria nuk do të anashkalojë asnjë mundësi, siç është rasti i të dhënave për progres në kërkimet sizmike në Jon dhe jugun e Kretës”,- ka theksuar Avramopoulos.
Ministri grek u shpreh se Athina zyrtare duhet të stabilizojë dhe të dalë nga kriza ekonomike dhe të marrë pozicionin e faktorit të stabilitetit në Evropën Juglindore, Lindjen e Mesdheut dhe Lindjen e Mesme.
“Greqia do të jetë në zemrën e Evropës, në Eurozonë dhe në çdo iniciativë të bashkëpunimit mes vendeve. Mendoj se të gjithë fqinjët tanë duhet ta marrin këtë mesazh”,- ka thënë ai.