Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në familjen Meta në Sheqishtë.

Ajo ka ofruar ndihmë të menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qiraje ku nëna e 7 fëmijëve do të zgjedhë banesën dhe qeranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Juela Meta, figuron banore e Fierit në Gjendjen Civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishtë.