Ende pa kaluar një orë nga vrasja e dyfishtë në Deçan, Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër. Policia ka konfirmuar për Express se vrasësit janë babë e bir nga familja Lushaj. Në Polici kanë thënë se njëri nga vrasësit është arrestuar, derisa tjetri është në arrati.
Policia ka bërë të ditur se 50 vjeçari tashmë është arrestuar, derisa djali i tij është në kërkim.
Ngjarja
Dy persona janë vrarë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit, Kosovë. Viktimat janë Burim Ramaj (1983) dhe R.Ramaj.
Motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndermjet familjes Ramaj dhe familjes Lushaj.