Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit.

Policia informon se ngjarja ka  ndodhur paraditen e djeshme, ku për motive të dobëta, një 63-vjeçar dhe djali i tij janë konfliktuar me një 58-vjeçar.

Gjatë sherrit, ky i fundit është goditur me sëpatë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital dhe po merr kujdes shëndetësor.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit 63 vjeçarin, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, banues në fshatin Shtyllas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sopatë, me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.