Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Burime të policisë bëjnë të ditur se pas një konflikti në familje, babai ka qëlluar me mjet prerës djalin e tij, i cili ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndaluar autorin, shtetasin me iniciale H.GJ 74 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet see të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes