E ardhmja e Osman Dembelesë te Barcelona vazhdon të jetë në pikëpyetje.Francezi ende nuk ka rinovuar me katalanasit dhe me shumë gjasa mund të largohet këtë verë.Lojtari është në radarët e shumë skuadrave të mëdha, ndër to edhe Bajerni i Mynihut dhe PSG-ja, këta të fundit kanë hequr dorë nga lojtari duke favorizuar klubin gjerman.

Edhe pse paga e tij mund të jetë e hidhur për klubin kampion, Salihamixhiç është i gatshëm të bëjë një sakrificë, për më tepër nëse Levandovski vendos të largohet për në Barcelonë në muajt e ardhshëm duke i lejuar klubit të shpenzojë disa para më tepër si dhe duke liruar një vend në repartin e sulmit për francezin.