RUSI – Grupi i shkencëtarëve amerikano-rusë zbuloi në zonën e ngricës së përhershme në Siberinë Lindore bakteret e llojit Carnobacterium, të cilat janë të afta të rriten në temperatura, trysni dhe përqëndrim oksigjeni të njëjta me ato në atmosferën e Marsit. Puna u botua në revistën “Proceedings of the National Academy of Science”.

Shkencëtarët rritën kolonitë e baktereve në 28 gradë Celsius në atmosferën normale dhe vetëm pastaj i testuan ato nën kushtet marsiane, në të cilat rezultoi se ishin në gjendje të rriteshin gjashtë lloje prej tyre. Njëri prej baktereve, në kushte të tilla, u rrit madje edhe më mirë se sa nën trysni normale dhe në atmosferë oksigjeni. Kushtet e Marsit, megjithatë, ndryshojnë edhe për nga nivelet e larta të rrezatimit