Gareth Bale synon të hapë një bar golfi të dedikuar në Angli.Mesfushori i Real Madridit dëshiron të hapë një dyqan të ri për në Bristol.

Megjithatë, kjo shkaktoi pakënaqësi tek vendasit. Ata nuk janë të kënaqur me faktin se lokali do të punojë edhe natën. Këshilli Bashkiak i Bristolit do të mbajë një seancë dëgjimore për këtë çështje së shpejti.

Në të njëjtën kohë, kompania e Bale ka marrë tashmë licencën për hapjen e një lokali, por është gati të plotësojë nevojat e 165 banorëve që denoncuan.

Ky nuk është bari i parë me temë golfi që ka hapur Bale, dy javë më parë u hap në Cardiff. Ky bar ka dy fusha mini golfi me nëntë vrima.