Pas takimit me ministrin grek, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka treguar se për çfarë është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin midis dy vendeve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku ka treguar se brenda vitit 2030 synohet linja e re e trasmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, ajo operative.

Belinda Balluku: Një ndër çështjet më të rëndësishme që kemi diskutuar është linja e re e interkoneksionit midis dy vendeve tona për të cilën operatorët e transmetimit kanë nisur punën menjëherë pas takimit që kemi pasur në Janar të këtij viti në Athinë. Presim që brenda vitit të ketë përfundimin e një studimi të mirëfilltë përsa i përket kësaj linje. Ne synojmë që brenda vitit 2030, linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative.

Balluku ka thënë se është diskutuar dhe për ngritjen e bursës energjitike shqiptare.

Belinda Balluku: Kemi diskutuar dhe për një çështje shumë të rëndësishme duke qenë se përfaqësuesi i kompanisë greke ndodhet këtu në Tiranë përsa i përket ngritjes së bursës energjitike shqiptare. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me sorsumin grek dhe si datë finale për nisjen e e operimeve është dhënë 23 Nëntori i këtij viti, ku ne do të performojmë duke përmbushur kështu një kusht për liberalizimin e tregut shqiptar, ashtu dhe siç kërkohet nga BE.

Gjithashtu, Balluku është shprehur se është vendosur që të investohet në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm duke treguar se me ministrin grek kanë diskutuar dhe shkëmbyer të gjithë përvojën përsa i përket të gjitha planeve për krijimin e portit të lundrueshëm në Vlorë, shpërndarjen e gazit apo edhe ndërtimin e linjës së re të gazit, Jonian- Adriatik.

Belinda Balluku: Kemi vendosur që të investojmë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm, kemi diskutuar dhe shkëmbyer të gjithë eksperiencën tonë përsa i përket të gjitha planeve që ne kemi duke krijuar portin e lundrueshëm në Vlorë, shpërndarjen e gazit apo edhe ndërtimin e linjës së re të gazit, Jonian- Adriatik ku një pjesë e saj parashikohet të ngrihet përmes projektit të gazifikimit të terminalit të Vlorës. Kemi diskutuar mbi të gjitha zhvillimet, mundësitë e investimeve por edhe kapacitetet gazsjellëse. Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm./