Droga dhe përhapja e saj në shoqërinë shqiptare ka qenë fokusi i fjalimit të radhës të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, pasditen e së hënës.
Nga çadra e protestës, Basha ka theksuar se, rritja e konsumimit të narkotikëve nga të rinjtë shqiptarë ka marrë përmasa alarmante.
“Droga është bashkëpronare e republikës së vjetër. Droga po shkatërron Shqipërinë dhe brezin e ri të saj”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, droga ka depërtuar “në mënyrë tinëzare” në të gjitha strukturat e shoqërisë.
“Drogimi i shqiptarëve është gjëma e fundit e zezë për të cilën kjo qeveri do të mbahet mend. Konsumi i drogës nga brezi i ri është pasojë e kultivimit të saj”, ka vijuar Basha.
Ai ka shtuar se, për këtë arsye “republika e vjetër duhet të shembet me çdo kusht”. “Kauza jonë mbetet zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.
Basha: Droga po kthehet në një katastrofë sociale
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Statuja e Perandorit në Durrës: A është vërtet Neroni?
Sistemim i plotë i kuartallit pranë shëtitores “Taulantia”, Sako inspekton punimet
Kapet me granata dhe lëndë plasëse, arrestohet 52-vjeçari me precedentë penalë
Andy Burnham merr sot detyrën si kryeministri i ri i Britanisë, lideri i shtatë i vendit në një dekadë





