Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Durrës, në ambientet e pallatit të kulturës në takimin e radhës me demokratët Gjatë fjalës së tij ai shprehu sërish nevojën për ndarjen e menjëhershme nga e shkuara.
Ai tha se kjo që po ndodh në PD është jo vetëm një ndryshim politik por edhe kulturor duke e konsideruar atë si të vetmen shpresë për Shqipërinë.
“Jemi një parti që na bashkojnë ideale të larta, jo të një njeriu të së drejtës dhe drejtësisë që nuk e vendosëm kurrë pasi nuk u ndamë nga e shkuara komuniste. Këtë e dëshmojnë pronarët që mbetën të shpronësuar edhe pse partia jonë ka qeverisur pothuajse 14 vite, e dëshmojnë sipërmarrësit shqiptarë, ata që u premtuam legalizimet dhe i lamë në dorën e atij që sot ua shemb çatitë mbi kokë. Pra një mission i devijuar pasi iu mbivendosën interesa korruptive e personale. Këto vija ndarëse sot mund t’i përjetojmë si tragjedi, por pas ndërhyrjes vjen shërimi. Ndërhyrja që duhet të bëjmë është një ndarje nga e shkuara, e kulturës komuniste e mendimit ndryshe, e kulturës se e vetmja mënyrë për të ecur është të servilosesh e t’u shërbesh interesave të dikujt. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një ndryshim i madh politik i familjes tonë, por një ndryshim kulturor. Cili nga ata që është nën 32 vjeç e kujton të panatyrshme këtë që ndodh, cilido që të ulet e të ndjekë pafund shpifje e mashtrime nga dikush që ka 30-vite në pushtet. Kujt i shërben kjo? Po s’i shërbeu demokratëve është dicka që duhet të ndahemi një orë e më parë. Këtë bëmë në Kuvendin e datës 28 ku të gjithë zgjodhëm të ardhmen duke sanksionuar edhe Kushtetutën tonë. Ashtu siç e kam thënë më 18 dhjetor siç do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër, nuk ka shpresë tjetër për vendin tonë.
Nuk ka kohë më të vështirë për ta ndarë të vërtetën nga gënjeshtra e cila po fut kokën kudo në sobë, frigorifer, celular, media. Përpara kishte një derë, ja 2, tani janë me qindra dyer e dritare, bombardohen njerëzit. Por nuk është e vërtetë është një injekson që shpërlan mendjet e njerëzve.
E vërteta është me ne dhe ne të vërtetën e kemi thënë me ë të lartë ndërkohë të tjerët nuk e pëshpërisnin. Sa vite më parë kërkuam ta ndalnim e të hetohej afera e inceneratorëve. Sot vetëm sa është gërvishtur dhe Edi Rama po dridhet. Ndalën hetimin pasi panë se e vërteta po dilte”, tha Basha.