Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë Christian Steiner.

Në një postim në “Twitter” Basha ndan foto nga takimi, teksa vlerëson lartë miqësinë mes dy vendeve.

“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr. Christian Steiner @steinertirana! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë.
Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë”
, shkruan Basha.