Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet në terren me mbështetësit e tij.

Ditën e djeshme, Basha ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Durrësit, ku i pranishëm ishte edhe ish-kandidati i PD-së për zgjedhjet e pjesshme vendore, Luan Hoti.

Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, që erdhi pas zgjedhjeve të 6 marsit, ish-kryedemokrati ka nisur takimet në terren jashtë fokusit të kamerave.