Liga Unike, kompeticioni i përbashkët i basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, ka mbyllur javën e 13-të.

Prizreni mori një fitore me vlera në Durrës, teksa mposhti pas kohës shtesë Teutën me rezultatin (23-19, 15-25, 16-24, 40-26, 9-16).

Bregdetarët fituan me 4 pikë periodën e parë, ndërsa prizrenasit shpërthyen në dy periodat e radhës, duke i fituar ato thellë, me rezultatin që shënonte 54-68 në favor të miqve pas 30 minutash lojë.

Teuta bëri një periodë të katërt të madhe, ndërsa me një kosh me 3 pikë nga Core në sekondat e fundit e dërgoi sfidën në shtesë, duke barazuar në 94-94.

Megjithatë, në kohën shtesë Prizreni e rimori kontrollin e ndeshjes, duke e fituar 5- minutëshin 9-16, për të hipotekuar suksesin në një transfertë të vështirë.

Njeriu i ndeshjes ishte Darell Davis, i cili udhëhoqi Prizrenin duke regjistruar me 49 pikë, 10 kërcime e 4 asistime.

Për Teutën më i miri ishte Nasir Core me 33 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.