Basketbolli i meshkujve ka hapur dje javën e fundit të sezonit të rregullt me tre takime. Teuta ka marrë një sukses të rëndësishëm për vendin e dytë, teksa ka mposhtur Flamurtarin në Vlorë me rezultatin e thellë 59-92 (25-25, 17- 22, 8-27, 9-19).

Pas periodës së parë në ekuilibër të plotë, durrsakët më tej nisën shkëputjen, për ta mbyllur ndeshjen me +33 pikë. Protagonisti kryesor në suksesin e Teutës ishte kapiteni Kristi Gorea, autor i 20 pikëve, 5 kërcimeve dhe 4 asistimeve. Për vlonjatët spikati Armelind Sotiri me 17 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime