TIRANE – Raporti i fundit periodik i Bankës Botërore mbi zhvillimet ekonomike vëren se pasiguria që ekziston në Eurozonë kërcënon edhe rajonin e Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Sipas BB, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 e Shqipërisë 0,8%, ndërsa për vitin e ardhshëm rritja ekonomike parashikohet 1.6 për qind. 

“Rajoni i Evropës Juglindore është i ndikuar nga kriza. Rajoni ka pësuar ulje të rritjes ekonomike”, thuhet në raport. 

Për Shqipërinë vërehet se do të ketë rënie në ndërtim e bujqësi. “Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia kanë borxhin publik më të lartë”,- thuhet në raportin e BB, prandaj lëshohet apel i fortë që këto vende të ulin borxhin. 

Deficiti buxhetor, i cili sipas BB është 3.3% për Shqipërinë, vitin tjetër pritet të arrijnë në 3.6%. 

“Rajoni i Evropës Juglindore është i ndikuar nga kriza. Rajoni ka pësuar ulje të rritjes ekonomike”,- thuhet në raport.