Përflitej prej disa kohësh dhe tashmë është marrë vendimi. Të gjitha pajisjet elektronike në Europë do të kenë të njëjtën portë karikimi, modulin USB-C.

Vendimi është marrë nga Komiteti i Tregut të Brendshëm të Parlamentit Europian. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga vjeshta e vitit 2024.

Karikuesi i përbashkët do të jetë për të gjithë telefonat inteligjentë, tabletat, kamerat dixhitale, konsolat e video-lojërave dhe çdo pajisje tjetër elektronike.

Tashmë prodhuesit e këtyre pajisjeve do të duhet që produktet e reja t’i përshtasin për tregun evropian me të njëjtën portë karikimi, USB-C.

Vjeshta e vitit 2024 është periudha kur parashikohet që Apple të hedhë në qarkullim iPhone 15 dhe ky model do të jetë i pari me portë karikimi USB-C.