25 maj 2015 – Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që postojnë shumë shpesh në Facebook lidhur me partnerët e tyre romantikë, kanë vetëbesim të ulët, ndërsa ata që hedhin foto nga palestra besojnë se janë të rëndësishëm.

Psikologët në universitetin Brunel në Londër kanë bërë një anketë me përdoruesit e Facebook-ut për të parë se çfarë thonë për ta përditësimet e tyre të statuseve në Facebook.

Në studimin ku u përfshinë 555 persona, doli përfundimi se ata që mburren për jetën e tyre në çift janë më të pasigurt, ndërsa të varurit pas palestrës janë dhe të varurit pas një jete sa më të shëndetshme. Këta janë zakonisht narcistë.

Ndër të tjera nga ky studim rezulton që:

-Njerëzit me vetëbesim të ulët postojnë shumë shpesh në lidhje me partnerin e tyre aktual

-Shpesh narcistët postojnë arritjet e tyre, e cila motivohet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe për t’u dukur të vlefshëm nga komuniteti i Facebook-ut

-Këto përditësime gjithashtu marrin edhe numrin më të madh të pëlqimeve dhe komenteve, duke forcuar edhe më shumë ndjenjën e të gjithëpushtetshmit te narcistët.

-Narcistët shkruajnë gjithashtu më shumë statuse për dietën dhe ushtrimet e tyre rutinore.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/