Një 35-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin e Durrësit.

Specialistët për krimet kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera në kohë të ndryshme nga shtetasi me iniciale E.T. banues në Fllakë.

Ai dyshohet se është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

1. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.6  Durrës dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases K.C.

2.Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14 dyshohet se ka vjedhur transformatorin e energjisë elektrike.

3.Më datë 10.08.2017, në kantierin e ndërtimit në Bisht-Pallë, në pronësi të shtetasit E.Q. ka vjedhur rrjeta teli.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.