BRUKSEL– Në Bruksel ka vazhduar dialogu teknik dhe në rend dite kanë çështje nga energjetika dhe telekomunikacioni.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se në dialogun Beograd – Prishtinë nuk është arritur kurrfarë zgjidhje për doganën dhe taksat dhe se në afatin prej shtatë ditësh duhet të gjendet një zgjidhje e të përcaktohen “rregullat e qarta të lojës ",- njoftojnë mediat serbe.

"Te zgjidhja duhet arritur më 17 janar dhe deri tani nuk është paraparë kurrfarë ndryshimi i gjendjes në terren. Po qe se ndodh ndryshimi, Serbia nuk do ta pranojë kurrë”,- ka thënë Daçiq. 

Ai ka saktësuar se deri tani nuk është mbyllur  asnjë marrëveshje që do të përcaktonte se në ç’mënyrë do të paguhen dogana ose taksat dhe sa para do t’i ktheheshin bashkësisë serbe në Kosovë.