Berberi i Lionel Messit, Ariel Bermudez, foli për “look”-un e ri të yllit argjentinas të Barcelonës dhe zbuloi se gjithçka është miratuar nga gruaja e futbollistit, Antonella Rocuzzo, me të cilën ka një histori të gjatë miqësie. Berberi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” foli gjithashtu edhe për të ardhshmen e Messit në kombëtaren e Argjentinës. “Antonella e pëlqente këtë model të ri flokësh. Gjatë punës kishim vetëm gjysmë surprize, sepse askush nuk e dinte. Ne përfunduam gjithçka rreth orës 12:00 të mesnatës. E kemi filluar punën pasdite dhe pastaj, hap pas hapi, zbuluam çfarë ngjyre duhej t’iu jepnim flokëve të tij”, – tha Bermudez nga shtëpia e tij në Barcelonë, i pyetur mbi “look”-un e ri të Leo Messit. Së fundmi, berberi i yllit të Barcelonës ka folur edhe mbi lamtumirën e Messit nga kombëtarja e Argjentinës. Ariel Bermudez shpjegoi se e mbështet kthimin e tij tek “Albiceleste”: “Unë mendoj rikthimi i Messit tek Argjentina është vetëm çështje kohe.”
Berberi shpjegon “look”-un e ri të Messit: Do të rikthehet tek Argjentina!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sot performon Shqipëria në “Eurosong”! Këngëtari Alis dhe mesazhi i këngës “Nan”, ja si do votohet
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez ndryshon qasjen miqësore për Moskën: I dënojmë fuqishëm
Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, pritet seancë maratonë në Kuvend
“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin





