Teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit, kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Berisha thotë se Basha dhe Alibeaj kanë lidhje krimi me Ramën dhe se ata përdoren prej tij.

 “Rama është në një tmerr të vërtetë, në frikë të jashtëzakonshme. Mbahet në paterica me pengje si Basha e Alibej. Ata janë në lidhje krimi me Ramën. Merr peng Lulzim “bravën” me dosjen e larjes së parave, merr peng “Alibashën” me krimet e të vellait e të vetes së tij“, u shpreh kryedemokrati Berisha.

14 Majin e cilësoi një betejë historike për largimin e Kryeministrit Rama, që sipas tij përdor kriminelët për të vjedhur dhe nënshtruar shqiptarët.

“Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Bandat, banditët, vrasësit janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligje”, tha kryedemokrati Berisha.

Kreu i demokratëve i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të ndalur varfërimin që tha se Edi Rama i ka bërë në 9 vite qeverisje shqiptarëve.