Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të demokratëve për humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Berati, Berisha iu kërkoi demokratëve që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë.

“Duhet të ngrihemi, na rrëmbejnë votën, ne kemi detyrim ndaj fëmijëve tanë të votojmë me protestën tonë, atyre që u dhunohet vota ata kanë protestën dhe vetëm protestën. Ndaj dhe jam këtu tek ju me besim të plotë tek ju, çdo demokratë të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë, nuk rrimë ne populli i dhunuar. në meritojmë të jemi qytetarë të lirë,”- tha Berisha.