forumit të “Unionit Ndërkombëtar Demokrat” (IDU), delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.
Gjatë takimit, Berisha dhe Fatmir Mediu falenderuan Mesiç për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, veçanërisht për kontributin në procesin e pavarësisë së Kosovë dhe për rolin e Kroacisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke theksuar se vendi, ndryshe nga Kroacia, tashmë anëtare e Bashkimit Evropian, sipas tij ka shënuar regres. Berisha tha se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën drejt integrimit evropian.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti Stjepan Mesiç theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.





