TIRANË-Kryeministri Sali Berisha shprehet i kënaqur që në 27 ditë që ka hapur profilin e tij zyrtar në Facebook dhe tashmë numëron më shumë se 320 mijë fansa. 

Kreu i qeverisë e ndan këtë moment sic shprehet ai, me të gjithë përkrahësit e tij në Shqipëri dhe në të gjithë botën. 

“Të dashur miq. Sot në ditën e 27 të lindjes së rrjetit tonë në Facebook u bëmë 320 mijë miq nga Shqipëria dhe mbarë bota. Ky është një sukses i vërtetë që na bënë ne krenarë me njëri-tjetrin. Kjo sepse ne, në një hark kohor të shkurtër, ia dolëm të krijojmë rrjetin social me aktiv, me intensiv, me të besueshëm, më të hapur dhe më të bukur se çdo rrjet tjetër i këtij lloji. Këtë e provojnë qartë statistikat e rrjetit tonë të përbashkët, i cili në një javë shihet nga 1.5 deri ne 2.05 milionë njerez, kurse numri i atyre që flasin për të luhatet nga 81 në 184 mijë, ndërsa numri i miqëve të fansave të rrjetit tone i kalon mbi 10.9 milionë. Merita është e juaja, e gjithësecilit prej jush. Ju me pasionin, sinqeritetin, idetë, mendimet, qortimet, shqetësimet, vlerësimet, opinionet dhe propozimet tuaja me shpejtësi marramendëse e shndërruat rrjetin tonë në një megamagnet të llojt të vet të paparë. Faleminderit shume! Ndihem krenar që jam njëri prej jush. Gëzuar të gjitheve! – sb”- shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.